Seksioni për Hetimin e Trafiqeve shpalli në kërkim shtetasin M. A., 21 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ky shtetas posedonte rezultonte i vjedhur në Itali dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një  jelek antiplumb.
•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. P., 54 vjeç., banues në Shkodër, psi ka goditur me grusht një 47-vjeçar.
-J. P., 21 vjeç, banues në fshatin Shiriq, pasi gjatë ndeshjes ka hedhur  në fushë lëndë plasëse piroteknike.
•Komisariati i Policisë Malësi e Madhe  referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L.Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, pasi ka tentuar të dhunojë vellain e tij;
-S. Z., 55 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në banesë, kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
-T. Sh., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke ndërtuar në fshatin Lëpushë, një objekt pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu