Ballina Kronike Shkodër/ Operacioni policor “Rotondo”, arrestohen tre persona për shpërndarje kanabisi (EMRAT)

Shkodër/ Operacioni policor “Rotondo”, arrestohen tre persona për shpërndarje kanabisi (EMRAT)

Screenshot

Shkodër / Finalizohet operacioni i koduar “Rotondo”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Goditen tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

-Vihen në pranga tre shtetas.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë) dhe  sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:

• Klodjan  Gjoka, 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;

• Fabjano Ndrezaj, 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

• Jurgen Çaku, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).

Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks