Ligji i ri i zonave të mbrojtura synon vetëm formalizimin e ndërtimeve aktuale si dhe përmirësimin e situatës në parqet kombëtare. Kështu u shpreh nga Shkodra drejtoresha e përgjithshme e zonave të mbrojtura Daniel Pirushi.

E pyetur për akuzat e opozitës se ligji i ri i zonave të mbrojtura që Parlamenti e miratoi dhe që PD pritet ta dërgojë në gjykatën kushtetuese për shkak se nuk është dakord sepse favorizon oligarkët dhe betonizimin përmes ndërtimeve strategjike, drejtorja Pirushi tha se nuk është në lartësinë e duhur që të japë një përgjigje.

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni u ndal tek problemet që kërkojnë një zgjidhje emergjente duke nisur që nga turizmi masiv, mungesa e shërbimeve apo edhe mbeturinat.

Zonat e mbrojtura janë nën kërcënimin e disa fenomeve negative u shpreh përgjegjësia e zonave të mbrojtura në Shkodër Age Martini.

Shkodra është një prej rajoneve me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura që nisin që nga Alpet në Theth për të përfunduar në liqenin e Shkodrës apo plazhin e Velipojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu