Screenshot

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”, zbulohet një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis.

Sekuestrohen 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.

Kapet dhe vihet në pranga personi i dyshuar si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga dhe 6 shtetase të punësuara për përpunimin e lëndës narkotike.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të seksioneve të Forcës Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërmollasi”. Në kuadër të këtij operacioni, sipas të dhënave të bëra të ditura prej jush, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Ramazan Meaj, 35 vjeç;
Lulë Martini, 51 vjeçe;
Arsilda Zymeri, 22 vjeçe;
Lula Koçeku, 46 vjeçe;
Pashke Koçeku, 43 vjeçe;
Zamira Koçeku, 18 vjeçe;
si dhe një 16-vjeçare, të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë operacionit është kryer kontroll në banesën e shtetasit Ramazan Meaj (i dyshuar si organizatori i veprimtarisë kriminale) dhe në ambientet përreth, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 12 kilogramë e 670 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në fazë përpunimi, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të dyshuara të trafikuara pa targa dhe numër shasie, 7 celularë dhe 700 euro.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu