DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Bahçallëk, Shkodër dhe B. O., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P. K., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin e shtetasit Xh. H. Automjeti është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu