Flakët e zjarrit shkrumbuan një stallë bagëtish në fshatin Vukatanë të njësisë administrative Gur i Zi në Bashkinë Shkodër. Zjarri në pak minuta dogji cdo gjë, rreth 22 kretë bagëti të imta, bazën ushqimore dhe një automjet të parkuar aty jashtë. Pronari Angjelin Gjoni tregon se mundi i 22 vite u tret në pak minuta, ndërsa dyshon që zjarri të ketë ardhur nga shkëndija elektrike.

Megjithë ndihmën e dhënë nga fqinjët dhe ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, ka qënë e pamundur të shpëtohej dicka nga kjo stallë, por fatmirësisht vatra e zjarrit u izolua të mos përhapej në banesën e familjes Gjoni qe ndodhej aty pranë. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu