Ballina Kronike Shkodër, asgjesohen 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Identifikohen dhe procedohen penalisht...

Shkodër, asgjesohen 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar.

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 2738 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve cannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe.

Për këtë rast, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

M. B., kryetari i fshatit, dhe shtetasi A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks