Ballina Kronike Shkodër, asgjësohen 1679 bimë cannabisi. Një në pranga dhe një në kërkim

Shkodër, asgjësohen 1679 bimë cannabisi. Një në pranga dhe një në kërkim

Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 1679 bimë cannabisi.

Policia identifikon 2 prej autorëve të këtyre rasteve, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Statcionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gjon M., banues në fshatin Gimaj;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks