Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me një automjet të vjedhur.

Shtetasi Aleksander Dardha, banues në Shkodër dhe i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua nga forcat e rendit në lagjen “Skënderbeg”, pas një denoncimi të bërë nga shtetasi M. Zh., pronari i automjetit të vjedhur.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, autori u arrestua në momentin që po përpiqej të largohej me makinën. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ai është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu