Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës;
-Q. D., 61 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi pa leje;
-A. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 30 vjeçe, se ky shtetas e ka ofenduar dhe nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, pasi është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin N. L., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. P., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, dhe M. M., 67 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu