Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Sllovaki. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• A. F., 48 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
• O. H., 26 vjeç, pasi kishte parkuar gabim automjetin e tij në lagjen “Vasil Shanto”, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve të tjera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi ka prerë 79 rrënjë fidanë ulliri, në pronësi të shtetasit P. T., 50 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu