Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kallëzuar shtetasit J. M., 62 vjeç dhe S. Z., 32 vjeçe, se 41-vjeçari, iu ka marrë një shumë parash, duke i mashtruar se do t’i siguronte viza për në Kroaci dhe në Kanada;
-N. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij, servis automjetesh, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet tatimore;
-K. W., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Bregdetit Lezhë, se ushtronte aktivitet tregtar në bregdet, në Velipojë, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. O., 57 vjeç, pasi ka kanosur një 22-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. H., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur me grusht një 49-vjeçar, për motive të dobëta.

-Më datë 26.06.2025, shtetasi P. K., 20 vjeç, ka kallëzuar se në ambientet e një lokali, në lagjen “Guerrile”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu