Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 51 vjeç, banues në fshatin Qelëz, pasi dje, në aksin rrugor “Qerret-Qelëz”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi B. P..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke ndërtuar një kapanon me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse, pavarësisht se është proceduar penalisht më parë penalisht për këtë ndërtim të paligjshëm.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen L. V., 65 vjeçe, për motive të dobëta;
-L. T., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka fyer fqinjen e tij, shtetasen L. K., 64 vjeçe.

Më datë 02.02.2026, ka kallëzuar shtetasi Z. S., 26 vjeç, se i kanë vjedhur një motomjet që e kishte lënë para banesës, në fshatin Boriç i Vogël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu