Muaji tetor, është periudha e sensibilizimit por edhe e kontrollit për kancerin e gjirit tek gratë. Në Shkodër kete vit ,ndergjegjesimi per te kryer kontrollet eshte rritur dhe kete e tregojne shifrat. Pas Tiranes, Shkodra rezulton qarku i dyte me 723 mamografi ne 6 muajit e fundit nga ku kane rezultuar pozitive 79 gra,e thene ndryshe 1 ne 9 gra te depistuara ka rezultuar e prekur nga kanceri I gjirit
Nga data 12 tetor, në zonën e Veriut, do të jenë të pranishme edhe mamografitë e lëvizshme, sidomos në zonat malore kur afërsia me pikat e ekzaminimit të hapura, është e madhe.
Apeli I vazhdueshem për gratë e vajzat mbetet që të mos e nënvlereësojnë ekzaminimin përmes mamografisë, pasi moshat mbi 45 vjeç, rezultojnë me pozitivitet më të lartë ndaj kancerit të gjirit.Por vitet e fundit fatkeqesisht eshte verejtur nje ulje e ndjeshme e moshes se prekur, edhe me te reja se 30 vjec.