Mbi 430 studentë të rinj janë regjistruar deri më tani në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, gjatë tri fazave të para të raundit të parë të regjistrimeve. Krahasuar me vitet e kaluara, ky numër shihet nga drejtuesit si një tregues pozitiv dhe inkurajues për rritjen e mëtejshme të regjistrimeve në vitin e ri akademik.

Sipas universitetit, kjo prurje lidhet si me punën e bërë për orientimin në karrierë të maturantëve, ashtu edhe me zgjerimin e ofertës akademike, e cila këtë vit ka ofruar më shumë mundësi zgjedhjeje për të rinjtë.

Rektori Laçej ka theksuar se nuk parashikohet mbyllja e asnjë programi studimi për shkak të mungesës së studentëve. Në raste të veçanta, degët që nuk arrijnë numrin e nevojshëm do të mbeten vetëm të paaktivizuara përkohësisht.

Ndërkohë, më të preferuarat nga studentët vijojnë të jenë programet në shkencat mjekësore, informatika dhe fakulteti ekonomik, duke reflektuar kërkesat e tregut të punës dhe interesat e brezit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu