SPAK ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, aktualisht kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera. SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht mënyrën e funksionimit të këtij skandali të dyshuar me fondet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu