Ballina Kronike Shkelja e rregullave të qarkullimit, 1 në pranga dhe 5 të proceduar...

Shkelja e rregullave të qarkullimit, 1 në pranga dhe 5 të proceduar në Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës

Intensifikohet monitorimi i akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Monitorimi, duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave:

✅ Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅ 9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 81 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅ 28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅ 48 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ 243 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks