Rrethrrotullimi në hyrje të Shkodrës është një rrezik i vazhdueshëm për kalimtarët, të cilët janë të detyruar të kalojnë në rrugën e makinës. Bypass-i Shkodrës një ndër investimet më të rëndësishme në qytet është peng i mosmirëmbajtjes nga ARSSH-ja. Edhe pse i trumbetuar si investim i rëndësishëm, ndriçuesit dhe sinjalisitika janë dëmtuar. ARRSH-ja s’ka marrë në dorëzim një vepër të tillë infrastrukturore aq më pak për të qenë ajo në shërbim të qytetarëve. Shkodranët çdo ditë përballen me vdekjen, ndërkohë që vetë ata ngrenë alarmin për këtë investim të cunguar që i servir çdo ditë rrezikun e aksidenteve. “Si s’duhet të mirëmbahet?! Ka rrezik shumë se ka njerëz që kalojnë me biçikleta. “Deri tani ka shpëtuar mirë populli, këtu duhet mbikalim. Ky projekt është marina, e kanë mbyll rrugën për Tiranë dhe tani futen të gjithë këtu. Duhet mbikalim!”Po të hysh në brendësi të Bypass-it të Shkodrës vëren ndriçues të dëmtuar, parmakët anësorë dhe sinjalistikën e dëmtuar në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.

Një shqetësim i tillë është ngritur disa herë nga banorët, pasi barrierat dëmtohen edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë. Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është e pasigurt.  Një problem tjetër që rrit rrezikshmërinë në lëvizje gjatë natës është edhe mungesa e ndriçimit.  Projekti madhor për Bypassin e Shkodrës, kaloi përmes një kalvari të gjatë premtimesh dhe afatesh të shkelura nga qeveritë e të dy krahëve, demokrate dhe socialiste. Prej vitit 2009, segmenti i parë i by pasit, me vlerë fillestare 1.5 miliardë lekë, përfundoi vetëm në vitin 2022, me një gjatësi prej 4.8 km. ARRSH-ja, si enti pronari i rrugës nuk e mirëmban rrugën e re dhe të kushtueshme.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu