Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është shkarkuar Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tashmë është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, por edhe dorëzimi i mandatit nga ana e Taulant Ballës si kryetar i grupit parlamentar të PS-së për shkak të  emërimit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme, kreu i socialistëve ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu