DVP Shkodër/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vaun e Dejës, kapet në flagrancë me lëndë narkotike në automjet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndëve narkotike dhe automjeti.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin Laç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat ai i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu