Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë pesë të arrestuarit e një nate më parë në kryeqytet. Uniformat blu vunë në pranga 3 persona nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova, të cilët shisnin ekstazi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pas një hetimi që vijonte prej 5 muajsh, policia arriti të vinte në pranga autorët dhe konfiskonte 10 mijë doza ekstazi.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Sipas burimeve, tafikantët, duke shfrytëzuar pikun e sezonit turistik dhe mungesën e kontrolleve kufitare, i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobuz të linjës Prishtinë-Durrës.

Pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, ata i tranportonin më pas me autovetura të marra me qira në Tiranë ose në
qytete të tjera, kryesisht bregdetare. Për arritjen e marvëshjeve me shpërndarësit e drograve sintetike në Shqipëri, Trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe si kolateral.

Ndërsa vendet e shkëmbimit i linin në vende publike me shumë qarkullim njerëzish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu