Një konflikt për çështje prone ka ndodhur mes dy banorëve në Zejmen të Lezhës. Burime bëjnë me dije se pas sherrit, njëri nga të përfshirët në konflikt ka goditur me thikë tjetrin. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës, teksa nuk dihet ende gjendja e tij.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi Hil Plepi ka goditur me mjet prerës shtetasin Gjon Kola, të dy banues në Zejmen.
I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.






