Një konflilt është rregjistruar mes dy vajzave pranë kompleksit Delijorgji në Tiranë. Sipas burimeve për ABC News njëra prej tyre ka pasur një mjet prerës, thikë dhe ka dëmtuar tjetrën është futur dhe motra e të dëmtuarës për ti ndarë.

Më tej, e lënduara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorja është shoqëruar pranë Komisariatit Numër 2 ku do të jap dhe deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se dy vajzat ishin shoqe me njëra- tjetrën dhe shkak i sherrit kanë qenë arsye banale pasi kanë qenë dhe nën efektin e alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu