Shkodra u trondit mëngjesin e djeshëm nga një atentat i rëndë me armë zjarri në qendër të qytetit. Nga të shtënat mbetën të vrarë shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën biznesmeni Erogen Vaso (Brajovic) dhe kamarierja Meri Kaceri.

Dyshohet se objektivi i sulmit ishte Vaso, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë pas ngjarjes, Vaso reagoi për mediat, duke shprehur dhimbjen për humbjen e dy miqve të tij.

Reagimi:
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu