Policia në Shëngjin ka gjobitur 4 shoferë, pasi kryen parakalime të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në media online, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Secili nga drejtuesit u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa administrative 4 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu