Që prej ditës së premte, qarkullimi në aksin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e Rrugës së Dukagjinit është bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor. Fatmirësisht, asnjë përdorues i rrugës apo punonjës i firmës që mirëmban aksin nuk është lënduar nga shembja e gurëve dhe inerteve, ndërsa Bashkia Shkodër bën me dije se firma kontraktore e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës, për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot. Edhe ndërhyrja e fadromave është e pamundur, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash dhe sipas ekspertëve, duhet pritur stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë në kushte të plota sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu