Ballina Bota “Shefi” kap 2300 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, 14 të...

“Shefi” kap 2300 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, 14 të arrestuar mes tyre 5 shqiptarë

Një operacion është finalizuar sëfundmi nga Drejtoria e Hetimit Antimafia kundër trafikut mes Italisë dhe Shqipërisë ku u arrestuan 14 persona.

Nga të arrestuarit ishin 9 shtetas italianë dhe 5 shqiptarë.

Në operacionin “Shefi” u sekuestruan 2300 kg drogë përfshirë mariuanë, kokainë dhe heroinë, me një çmim në treg prej 15 mln euro, për rreth 7 milionë doza.

Hetimet filluan në maj të 2016 ndërsa lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Operacioni ishte në bashkëpunim me Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor) , një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.

Operacioni në mars 2018, kishte çuar në çmontimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin në Bari dhe provincën e tij, me degëzime si dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo, që merreshin me importin nga Shqipëria, nëpërmjet detit të sasive të mëdha të drogës, raporton Giornale di Sicilia.

Hetuesit e Dia-s, në fakt, monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri, transportin ndërkombëtar që bëhej gjithmonë me rrugë detare, duke përdorur varkat në linjën Shqipëri-Puglia, zbarkimet që bëheshin gjithmonë në sinergji të ngushtë me organizatat kriminale puliane, depot që ndodhen në Bari dhe Provinca, transporti nga Pulia me rrugë tokësore me korrier italianë.

Marrësit janë identifikuar me vendbanime në Pulia, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Në lagjen Carrassi të qytetit të Barit, Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar një magazinë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shqiptar që konsiderohet të jetë në krye të njërës prej dy organizatave kriminale të aftë për të përdorur autorë të shumtë italianë, disa prej të cilëve ishin të dënuar si pjesëtarë të mafias dhe korrierë të lëndvs narkotike nga Shqipëria.

Hetimet të kryera me ndihmën e përgjimeve telefonike, përgjimet mjedisore, video incizimet dhe shërbimet e vëzhgimit, përndjekjes dhe kontrollit, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, arrestime në det, në Polignano, dy kontrabandistë nga Shqipëria me mbi një ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, 8 kilogramë drogë në Scicli (Raguza) dhe identifikimin e një tjetër depozite në Mola di Bari me mbi pesëdhjetë kilogramë drogë, përfshirë një pako kokainë të pastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks