Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive.

“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.”

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.

“Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.”

Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu