Ballina Aktualitet Sezoni turistik, Velipoja ende nuk është gati edhe pse muaji Maj po...

Sezoni turistik, Velipoja ende nuk është gati edhe pse muaji Maj po mbyllet

Në një kohë kur disa prej bashkive në Shqipëri e kanë nisur sezonin turistik, Shkodra duket se nuk është ende gati. Problematikat që duhet të zgjidhen janë emergjente dhe nga tryeza e komitetit rajonal për zhvillimin e turizmit, prefektja Majlinda Angoni renditi disa prej tyre, të cilësuara emergjente. Pastërtia, niveli i zhurmave dhe menaxhimi i trafikut janë kryesoret.

Vija bregdetare dhe ajo liqenore duhet të garantojë siguri për pushuesit dhe në këtë pikë, masat për vrojtuesit dhe largimi i mjeteve lundruese jashtë standarteve, janë dy zgjidhjet e para. Nënkryetarët e bashkive bashkë me pasqyrimin e situatës, nuk fshehen as kritikat. Numri dy i bashkisë Pukë Ferit Ringaj shenjestroi qeverinë për lënie pas dore të kësaj zone, ku në 2 vite nuk është dhënë asnjë investim.

Shkodra si një qark me turizëm të ndërthurur, për zonat malore shqetësim vijon të ketë mungesën e energjisë elektrike, ku më e prekur mbetet Malësia e Madhe me Lëpushë – Vermoshin, Razmën etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks