Kryeministri Edi Rama ka thirrur kabinetin qeveritar në një “Retreat” në datat 28 dhe 29 gusht. Një analizë e punës si dhe turizmi pritet që të jenë në fokus të bisedimeve dy ditore.
Vendi se ku do të mbahet retreat-i radhës ende nuk u është bërë me dije ministrave, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit. Mbledhja e fundit retreat e Ramës me kabinetin qeveritar ishte 8 muaj më parë në nisje të vitit, ku në një hotel në Lezhë, Rama mblodhi ministrat dhe zyrtarët e ministrive, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu