Ballina Kronike Sërish situatë dramatike në Lushnjë, flakët përfshijnë dy kate, zjarrfikësit të pamundur...

Sërish situatë dramatike në Lushnjë, flakët përfshijnë dy kate, zjarrfikësit të pamundur të ndërhyjnë brenda

Detaje të reja mësohen nga riaktivizimi i flakëve në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë. Situata paraqitet e vështirë pasi flakët kanë përfshirë katin e tretë dhe të katërt.

Riaktivizimet e shpeshta të flakëve kanë vënë në gatishmëri të plotë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ndërhyrjes së shpejtë, të cilët po luftojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Pas evakuimit të banorëve rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare të cilat ndodhen shumë pranë.

Fillimisht flakët janë lokalizuar në katin e sipërm të godinës, në taracën që lidh dy kullat, materiali i së cilës është prej dërrase duke favorizuar përhapjen ë shpejtë të flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me ndihmën e një vinçi për tu afruar sa më pranë vatrës së zjarrit dhe për ta mbajtur nën kontroll. Rreziku mbetet i lartë në çdo moment përsa i përket riaktivizimeve pasi rrymat e ajrit qarkullojnë lirshëm përmes xhamave të thyer.

Zjarri është rindezur pikërisht aty ku nisi, në katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodhen 100 biznese që tregtojnë mallra industriale, kryesisht jorgane, dysheke e jastëke të cilat vazhdojnë të digjen.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur nderhyrjen brenda ambientit, për shkak të temperaturës së lartë, ndaj po operojnë duke ndërhyrë përmes vinçit nga ambienti i jashtëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks