Një pjesë e Velipojës është zhytur sërish në errësirë në kulmin e sezonit turistik. Banorë dhe pushues raportojnë se mungesa e energjisë ka nisur prej orës 18.45, duke shkaktuar shqetësim si te bizneset, ashtu edhe te vizitorët.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e ndërprerjes, ndërsa operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar. Pushuesit shprehen të pakënaqur që kjo situatë përsëritet çdo verë, sidomos në periudhën kur Velipoja pret numrin më të madh të vizitorëve. Edhe dy ditë më parë u përsërit kjo situatë që la në terr qindra pushues, në pikun e sezonit dhe në temperatura pervëluese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu