Ashtu si çdo vit, edhe këtë 7 Janar kisha e Shën Trinisë në fshatin Vrakë hapi dyert për të pritur besimtarët ortodoksë të minoritetit malazez që jeton në këtë zonë.
Eshtë festa më e rëndësishme për to, Krishtlindja.
Ivan Popaj: Sot është dita e Krishtlindjes në kishën e Vrakës dhe për komunitetin serbo-malazez që jetojnë në Shkodër dhe Vrakë.
Ndonëse kanë mbetur pak besimtarë, ato nuk i kanë harruar traditat.
Kleriku Popaj tregon se ata janë mikpritur nga komuniteti i zonës dhe nuk kanë patur shqetësime.
Ivan Popaj: Jemi të lirë në aktivitetin tonë, jetojmë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jemi në juridiksionin e kishës Autoqefale në Tiranë.
Vraka ka pasur një komunitet të konsiderueshëm të origjinës serbo-malazeze, por në vitin 1991 e në vazhdim pjesa më e madhe e tyre shkuan të banonin në Malin e Zi.






