Strukturat e Policisë Bashkiake vijojnë çdo ditë punën në terren për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe për të mbrojtur hapësirat publike në plazhin e Velipojës.

Gjatë patrullimeve të sotme, është konstatuar një tjetër rast zënies së paligjshme të hapësirës publike me shezllonë të vendosur pa leje. Në reagim të menjëhershëm, forcat e Policisë Bashkiake ndërhynë për lirimin e zonës dhe sekuestrimin e pajisjeve, të cilat ishin vendosur pa autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Autoritetet rikujtojnë të gjithë operatorët turistikë dhe individët që shfrytëzimi i hapësirave publike në vijën bregdetare duhet të bëhet vetëm me lejen përkatëse. Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e një ambienti të pastër e të sigurt për pushuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu