Në 1 mars, PD do të zhvillojë primaret.
Sipas burimeve, kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.
Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku. Këto do të jenë primare kualifikuese.
Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.
Ata të cilët kalojnë pragun(secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.
Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.