Kryeministri Edi Rama deklaroi se drafti i pranuar nga Kosova dhe Serbia është ai i BE-së. Përmes një mesazhi në X, Rama thekson se është më shumë se krenar për kontributin e Shqipërisë.

“Nuk mund të jem dot më krenar se kaq për kontributin e fortë dhe konkret të Shqipërisë në vazhdimësinë e procesit të vështirë të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës & Serbisë. Megjithatë, projektstatuti i AKShM-së, që Kosova dhe Serbia kanë pranuar si dokument të përshtatshëm pune, është draft i BE-së. Shqipëria mbështet fuqimisht Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Së shpejti, do të jem në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time” perfundon Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu