Të miturit që përfundojnë në polici për krimet që kryejnë, tashmë do të kenë mjedise tërësisht të veçanta për marrjen në pyetje. Në drejtorinë vendore të policisë Shkodër janë ndërtuar sallat e posaçme të intervistit sipas parametrave evropiane, ku i gjithë proçesi i marrjes në pyetje regjistrohet me system audio dhe video. Kjo shmang marrjen disa herë në pyetje të të miturve të akuzuar për përfshirjen në krim apo veprimtari të tjera në shkelje më ligjin.
Altin NIKA – Psikolog në DVP Shkodër
“Prezantojmë inagurimin e sallave të reja për intervistimin e të miturve. Janë 4 të tilla në Shqipëri. Sallat janë hapur nën kujdesin e drejtorit të policisë Shkodër.
Nga sot e në vazhdim, çdo kontakt me të miturit, intervistimi do të bëhet me audio dhe video. Kjo shmang intervistimin më mbrapa. Mund të përdoret intervistimi në prokurori dhe gjykata. Personat që do kryejnë intervistimin janë oficerët e policisë dhe psikologët.”
Personat që do kryejnë intervistimin janë oficerët e policisë dhe psikologët, ndërsa në sallën tjetër dëshmia mund të ndiqet paralelisht nga prokurori, të afërm dhe avokati mbrojtës. Vjedhjet janë ato që kryesojnë listën e ngjarjeve në të cilat janë të përfshirë të miturit, por nuk mbeten pas as ngjarjet kriminale, bullizmi në shkolla që sjell dhunë etj.
Altin NIKA – Psikolog në DVP Shkodër
“Rasti i fundit ishte me 4 të mitur për vjedhje. Bullizimi në rrjete sociale po kthehet në fenomen. Oficerët e policisë gjyqësore janë të trajnuar për marrjen në pyetje për të miturit. I mituri duhet të ketë ambjente specifike dhe të pyetet në kushte të mira.”
Javët e fundit, në Shkodër ka pasur disa arrestime të të miturve, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kjo drejtori me këtë investim përmbush një ndër kushtet që duhet të kenë komisariatet e policive për marrjen në pyetje të kësaj grupmoshe.