Demokratët mblodhën kryesinë pasditen e së mërkurës dhe nën drejtimin online të Sali Berishës diskutuan lëvizjet politike që do të bëhen për nisjen e “luftës” politike në këtë vit zgjedhor. Beteja nuk do të jetë aspak e lehtë në një situatë kur përçarja brenda opozitës vijon, ndërsa gabimet nuk kanë të ndalur nga Sali Berisha që vijoj tu besojë “Mulëve” te partisë. Atyre që fjalën drejtim dhe vizion nuk e njohin dhe janë thjesht kanibal të situatave dhe hakmarrës në ekstrem ndaj kujdo që u “prish” interesat okulte që ato kanë. Rasti më skandaloz se si partia demokratike ndërtoi grupin e punës që do të drejtojë fushatën zgjedhore 2025 ishte përcaktimi i drejtuesve në qarqe. Me një të rënë lapsi “Mulët” e partisë me bekimin e Sali Berishës e nxorën Shkodrën jashtë loje si qark, duke mos caktuar asnjë emer nga ky qytet për të drejtuar fushatën. Madje kryetari i “ngujuar” nga drejtësia, guxoi ti japë aprovim akrobacive të “Mulëve” të partisë, që të nxirreshin jashtë loje  edhe besnikët, ata që ishin të paret që i dolën në krah Berishës kur mori nismën e rithemelimit. Të gjitha i hodhi në kosh për t’ju besuar emrave të listës Basha, e duke krijuar kështu grupin drejtues politik Luli 3. Absurde të mendosh që i besohet drejtim fushate humbësve serial apo me turp në zgjedhjet e 14 Majit 2023, si Belind Kellici, Lucjano Boci, apo të tjerë në atë listë dhe të trajtohet Shkodra si provincë. “Mulët” e partisë dhe vetë Sali Berisha e dijnë fare mirë se ka qënë Shkodra ajo që ka mbajtur në këmbë opozitën dhe vetë partinë demokratike edhe në  ditët më të vështira të saj, nga trazirat e 1997 e deri më sot. Edhe atëhere kur të tjerët fshiheshin dhe kishin frikë ta pranonin se janë me PD, Shkodra dhe shkodranët i dolën në ballë dhe përfaqësuesit e saj sfiduan plumbat për të shpëtuar opozitën. Ky “shpërblim” që i bën Berisha dhe “mulët” e partisë Shkodrës, janë dëshmia më e mirë se si këtë qark ata e kanë përdorur vetëm për kalkulime politike kur i është dashur dhe asgjë më shumë. Të korigjohësh nuk është kurrë vonë, ashtu sic edhe të turpërohesh nuk ka moshë, e këtë turp Sali Berisha e bëri edhe njëherë tjetër me vetëdije të plotë, i rrethuar nga hienat që duan një karrige deputeti! Tashmë në 2025 Sali Berisha shkon me listën Basha në zgjedhje dhe me filozofinë e njëjtë të ish kryetarit humbës serial, por duke u maskuar në metodat e vjetra të pabesisë së minutave të fundit. E në këtë listë demokratët shfaqën edhe një alergji të madhe, atë të mosbesimit tek forca e gruas, duke mos i besuar asnjë zonje drejtimin e një qarku, por duke u treguar partia patriarkale e shekullit të ri. Në një kohë kur për gruan po luftohet që të ketë përherë e më shumë përfaqësim të barabartë me burrat.

DREJTUESIT E PD NË QARQE

1.Tirana – Belind Këlliçi

2.Durrës – Oerd Bylykbashi

3.Shkodër – Luçiano Boçi

4.Lezhë – Agron Gjekmarkaj

5.Fier – Gazment Bardhi

6.Elbasan – Ervin Salianji

7.Korçë – Ivi Kaso

8.Kukës – Flamur Hoxha

9.Gjirokastër – Tritan Shehu

10.Vlorë – Bujar Leksaj

11.Berat – Eno Bozdo

12.Dibër – Xhelal Mziu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu