Ballina Politike Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës. Në 26 Nëntor opozita...

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës. Në 26 Nëntor opozita në shesh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar në konferencën e sotme për mediat se protesta e radhës në Tiranë do të zhvillohet më 26 nëntor.

“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha.

Kjo protestë që sipas ish-kryeministrit do të jetë e organizuar në formën e një marshimi do të zhvillohet vetëm një javë pas asaj të mbajtur para Parlamentit më 19 nëntor, ditën kur u votua buxheti për vitin 2025.

Protesta e PD njoftohet vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, e cila i cilësoi legjitime veprimet e SPAK dhe GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e para që drejtësia vendosi për Sali Berishën.

Ndërkohë sot Kushtetuesja sqaroi se ankimi për masën e sigurisë “arrest shtëpie” që ish-kryeministri ka bërë do të shqyrtohet në datë të mëvonshme sipas afateve ligjore të përcaktuara qartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks