Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga SPAK. Berisha tha se nuk ka ndryshim të akuzave apo masës së sigurisë.

Çfarë akuze ju bënë?

Berisha: 4 mld euro të Edi Rama dhe Al Arabarit, kjo është shpella e krimit më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Evropë. Akuza? I pandehur, ato që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër, përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi I një hakmarrjeje politike. Nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë document që të dëshmojë se ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Më ka korruptuar dhëndri im (qesh). Ajo që është themelore se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument që të dëshmojë se në të gjithë këtë proces është zbatuar ligji dhe nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës. I gjithë qëllimi është t’i kapim kokën PD-së, garantoj se Rama do të përjgigjet shumë shpejt do ta shohim me atë që ka aq qejf.

A do ketë ndryshim të masës së sigurisë?

Berisha: Ju bëni shaka që bëni këtë pyetje. Këta janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Unë jam i vendosur tu jap atë që meritojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu