Është zhvilluar mbledhja e Asamblesë së IPA Skodrini, dega e IPA Albania, shoqata që përfaqëson Policinë Shqiptare në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (IPA), për të zgjedhur drejtuesin e saj të ri, duke zëvendësuar Edra Becin, e cila transferohet në Tiranë.Presidenti i IPA Albania, Skënder Doda, tha se IPA Skodrini është motori i kësaj shoqate në shkallë vendi. Ndërsa lidhur me promovimin e Policisë Shqiptare në botë, ai theksoi se mjafton, veç të tjerash, që në takimet ndërkombëtare shkojmë me uniformën e Policisë Shqiptare, pasi kjo flet shumë.
Asambleja u përshëndet edhe nga shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Bekim Lika, presidentja e shoqatës IPA për Malin e Zi, Biljana Duloviç, si dhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Alban Preka.
Në vijim, Asambleja zgjodhi me votim të fshehtë kryetar të IPA Skodrini drejtorin e Policisë Bashkiake të Shkodrës, Saimir Rrustemi. Ai ka një karrierë të gjatë në policine e shtetit, ku ka qënë shef krimesh, shef i rendit dhe detyra të tjera, ndërsa se fundmi drejton policine bashkiake.
Nderkohë zëdhënësja e policisë Shkodër Arsida Tahiraj eshte zgjedhur sekretare e IPA Skodrini.
Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë edhe certifikata mirënjohjeje për disa nga anëtarët e saj.IPA Skodrini bashkon në shoqatë efektivë dhe ish-efektivë të policisë nga katër qarqet e veriut: Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.






