Një zyrtar nga SHBA i ka thënë Zërit të Amerikës se Rusia ka dhënë 500 000 dollarë për Partinë Demokratike në vitin 2017, kur në krye të kësaj force politike ishte Lulzim Basha.
Sipas një burimi nga qeveria amerikane, paratë janë dërguar te Partia Demokratike përmes kompanive fantazmë.
Paratë ruse përkojnë me hetimet e ngritura ndaj ish-kryedemokratit në lidhje me kompaninë lobuese amerikane Muzin Capitol Partners.
Kjo firmë ka raportuar se ka marrë nga PD-ja rreth 500 000 dollarë për aktivitete lobimi.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet në vitin 2019 ndaj ish-kreut të opozitës për dosjen e lobimit me para ruse në Shtetet e Bashkuara lidhur me zgjedhjet e 2017-s.
Edhe Sali Berisha, kreu aktual i PD-së ka akuzuar paraardhësin e tij disa herë me Dosjen Muzin e cila lidhet pikërisht me lobimin e Lulzim Bashës në Amerikë përmes parave të dhuruara nga Moska.
Sipas kryedemokratit Basha mund të shkojë edhe në qeli përmes Dosjes Muzin edhe pse sipas tij ai është ndihmuar nga Edi Rama i cili ka ndërhyrë në sistemin gjyqësor për të pushuar çështjen ndaj ish-kreut të PD-së, duke mos e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Zbulimet e reja të financimeve ruse u nxorën në pah nga inteligjenca amerikane të cilët gjetën se Moska ka financuar parti politike në 24 shtete në shifrën 300 milionë dollarë që nga viti 2014.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu