Shqipëria do të presë Ukrainën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, aty ku kërkohet vetëm fitorja në mënyrë për të përmbushur objektivat.

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga starti i sfidës, Tifozët Kuqezi dhe pjesa tjetër e mbështetësve të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt stadiumit, duke “ndezur” kryeqytetin.

Me flakadanë, banderola, fanella dhe shalle, ata kanë “ngjyrosur” rrugët e Tiranës kuq e zi, duke bërë gati atmosferën për këtë takim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu