Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Korçën me qëllim inspektimin e përfundimeve të punimeve në Polin e Dijes. Vizita e Ramës në Korçë vjen në një moment kur disa prej akseve kryesore që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit janë të bllokuara.
Sipas informacioneve, kryeministri pritet të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, duke mos përdorur aksin Maliq–Gramsh–Elbasan, i cili aktualisht është i vetmi segment rrugor i hapur për qarkullim në këtë drejtim.
Aktualisht, në zonë vërehet prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilat kanë marrë masa sigurie në pritje të vizitës.



