Drejtoret aktivist meritojne duartrokitje! 

Qe qeveria Rama nuk e ka ne llogarite e saj Shkodren, kjo eshte pare ne keto 10 vite nga te gjithe. Kryeqendra e veriut eshte trajtuar si nje province dhe sot shkodranet per te shkuar deri ne kryeqytetin shqiptar, duhet qe te qendrojne ne radhet kilometrike deri ne 4 apo 5 ore. Kete realitet tashme e pranojne edhe drejtoret qe nga skema e patronazhisteve kane kaluar tek sistemi digjital i aktivisteve. I radhes qe e shpreh eshte drejtori i ri i kadastres Shkoder ne nje prej komenteve ne rrjetin social facebook. A thua valle eshte ne dijeni z.Beci per keto deklarata te drejtoreve te tij dhe a mendon te njejten gje dhe kandidati i Rames per Bashkine e Shkodres? Apo mos valle edhe premtimi i aksit Shkoder – Tirane do te kete te njejtin fat si rruga e Komanit?! Shkodranet nuk surprizohen me nga perfaqesuesit e rilindjes, por te tilla qendrime sherbejne per ta kuptuar edhe ato pak vete qe kane zgjedhur tu shkojne pas. Tashme cdo dite e me shume po del ne pah skema se si rilindja e trajton Shkodren dhe perfaqesuesit e saj vihen ne gare tu bien ne sy eproreve te tyre. Sa per rrugen e Dukagjinit drejtori i kadastres duhet ta dije se ajo ka vlerat e saj dhe nuk mund te vendosesh paralele me aksin e Tiranes. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu