Ballina Aktualitet Rruga Shkodër-Lezhë, investimi i BERZH bën përfituese Bashkinë Shkodër

Rruga Shkodër-Lezhë, investimi i BERZH bën përfituese Bashkinë Shkodër

Bashkia Shkodër, do të jetë përfituese e investimit që do të ndërmarrë BERZH për ndërtimin e rrugës Muriqan – Lezhë në kuadër të projektit të Korridorit Adriatik Jonian.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është mbajtur takimi i grupit drejtues të projektit ku prezent ka qënë edhe Z/Kryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri, i cili garantoi mbështetjen maksimale nga institucioni ynë për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

Me ndërtimin e Autostradës Adriatiko Joninane, Bashkia Shkodër ka një pëfitim të jashtëzakonshëm sa i përket krijmit të lidhjes direkte me vendet e BE, lehtësimit të trafikut në pikat ndërlidhëse me Velipojën dhe Muriqanin, por edhe në rindërtimin e rrugëve të brendshme lidhëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks