Rama, ky mashtrues i rëndomtë.

Një shkresë zyrtare nga Bashkia e vjedhur nga Benet Beci, për Faktoje.al, përgënjeshtron përtej çdo dyshimi Edi Ramën, kur ai më bën mua përgjegjës, si në videon më poshtë,  për vonesat e shpronësimeve në rrugën Velipojë-Shëngjin. 👇

Në dokumentin e Bashkisë së Edi Ramës, që e shihni edhe të nënvizuar, thuhet se Bashkia e Shkodrës i ka kryer detyrimet e veta në lidhje me shpronësimet që në vitin 2023. 👇

Pra, kur Edi Rama dhe Benet Beci bënin aleancë me bandat për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës, bashkë me ekipin tim, ia dolëm të mbyllim një procedurë të vështirë dhe komplekse, duke lënë gati çdo gjë për ndërtimin e rrugës. 

Në vend që të mashtrojë shkodranët dhe lezhianët, Edi Rama bën mirë të mbarojë rrugën e premtuar 5 vite më parë. Rajoni ynë i mrekullueshëm, me resurse të jashtëzakonshme turistikë, nuk ka pse vuan braktisjen, paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu