“Rruga drejt 11 majit po shkon drejt finisht dhe tashmë është e qartë se kush i fiton zgjedhjet”. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në rubkrinën “Sy m’sy” ditën e sotme, teksa jemi vetëm 17 ditë larg zgjedhjeve parlamentare. Një koment e kishte edhe për opozitën.

Rama: Rruga drejt 11 majit po shkon drejt finishit dhe është shumë e qartë se kush i fiton zgjedhjet. Ka një dëshpërim të madh nga ana tjetër dhe reflektohet në pasqyrat e kënetës mediatike. Nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë dhe PS. Madje edhe për vetë popullin. Populli së fundmi në këto pasqyra konsiderohet “i sëmurë”. Është një popull “i sëmurë” sepse mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ka ende shumë për të bërë dhe prandaj jemi këtu e kërkojmë mandatin e katërt. Në këtë dëshpërim ka disa elementë të tjerë. Një element është gjuha ime, që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Po cilat janë këto? Çfarë kam thënë unë? Akoma nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë, kam bërë gjësendi tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun.

Rama gjithathashu u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, e cila nuk do të ekzistonte pa PS, sipas tij.

Rama: Në ato që them kur përdor një gjuhë simbolike dhe metafora merrem me thelbin. Thonë “Edi Rama bën fushatë një herë timoni, një herë tepsia, një herë pasaporta”. Hajde t’i marrim me radhë. Kur unë thosha ma jepni timonin që të drejtoj sepse ndryshe nuk bëhet Reforma në Drejtësi. U bë apo s’u bë? Kush e bëri? Timoni pra! Sepse nëse nuk do ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosmëri nuk bëhet. Të gjithë ata që janë rreth e rrotull nesh nuk e duan këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu