Trotuaret në rrugën “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës kanë vetëm emrin të tillë, pasi kalimi në to është një mision i vështirë si për qytetarët ashtu edhe për qindra fëmijë që i drejtohen institucioneve arsimore, oratorit don Bosko dhe qendrave të tjera që gjenden në këtë rrugë. Është aksi më i rëndësishëm në qytet për nga numri i institucioneve, ku gjendet gjykata e Shkodrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Shkolla “Mari Ndihmëtare”, Oratori Don Bosko dhe Kisha, ish konsullata Italiane, qendra “Yunus Emre”, Inspektoriatit shtetëror i Shëndetesisë” etj.

Çuditërisht Bashkisë Shkodër nuk i ka rënë në sy, madje as njerëzve pranë kryebashkiakut Beci, që në fushatë e reklamomin këtë rrugë thuajse cdo javë për degradimin dhe sot e kanë harruar. Gjatë gjithë trotuarit pllakat janë hequr, duke krijuar gropa në rrugë të cilat vështirësojnë lëvizjen për këmbësoret. Në shumë pjesë të tyre gjendet mbeturina dhe papastërti që krijojnë edhe një imazh të shëmtuar. Sic duket bashkia Shkodër dhe drejtuesit e saj nuk kanë patur kohë të lëvizin në këtë rrugë për të vënë dorë, pasi në këtë periudhë kanë patur më shumë rëndësi festat dhe propagandat. Duhet uruar që shoqëria civile që ishte e shqetësuar gjatë fushatës për këtë rrugë, të kujtohet sërish e të flasë ndonjë fjalë edhe tani që zgjedhjet e fituan dhe kanë mundësi të kërkojnë riparimin e saj.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu