Ballina Aktualitet Rrjedhje gazi në cisternat e Porto Romanos! Evakuohen banorët, ndërpritet procesi mësimor...

Rrjedhje gazi në cisternat e Porto Romanos! Evakuohen banorët, ndërpritet procesi mësimor në shkollë

Cisternat në Porto Romano kanë pësuar rrjedhje gazi. E gjithë zona mban era gaz ndërsa banorët janë evakuuar.

Ndërkohë mësohet se është ndërprerë mësimi në shkollën ‘Met Hasa’.

Banorët në Porto Romano shprehen të shqetësuar për rrjedhjen e gazit në cisterna dhe kërkojnë që të largohen prej zonës së tyre.
“Jemi të shqetësuar se nuk është hera e parë. Ja mori flakë kjo. Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi. Nuk duam të mbyllet biznesi, por t’i heqin nga këtu e t’i cojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.
Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për tu shfaros. Sot, një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri.
Këtu nuk është hera e parë. Para 3 muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë. Kemi bërë protesta, shkuam te bashkia, ngritëm komision, s’kemi as përgjigje”, thanë banorët.
Ndërsa një nxënës u shpreh drejtori i njoftoi që të shkonin nëpër shtëpi për shkak të frikës.
“Ishim në orën e katërt kur na lajmëroi drejtori dhe tha mos kini frikë. Thamë se ngelëm aty. Drejtori mori policinë dhe zjarrfikëset në telefon dhe erdhën”, tha nxënësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks